Policia mobilizohet pas një alarmi për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Një alarm për bombë është ngritur sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana tha se policia menjëherë ka ndërmarrë masat e sigurisë në zonë. “Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e…
Lajme
Një alarm për bombë është ngritur sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana tha se policia menjëherë ka ndërmarrë masat e sigurisë në zonë.
“Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha ai.