Gjini: Kurti dhe LVV po bëjnë grushtshtet të brendshëm për uzurpimin e institucioneve
Kreu i Aleancës, Aridan Gjini, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po bëjnë grushtshtet të brendshëm, me qëllim të uzurpimit të institucioneve. Ai ka thënë se ky është një prej momenteve më kritike politike me të cilat po përballet Kosova, raporton lajmi.net “Situata politike ka mbërri një moment që mundet me qenë nga…
Lajme
Kreu i Aleancës, Aridan Gjini, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po bëjnë grushtshtet të brendshëm, me qëllim të uzurpimit të institucioneve.
Ai ka thënë se ky është një prej momenteve më kritike politike me të cilat po përballet Kosova, raporton lajmi.net
“Situata politike ka mbërri një moment që mundet me qenë nga më kritikët. Sot Kosova s’ka president, s’ka as u.d të Presidentit. S’ka kryeministër legal e as në detyrë legal, s’ka as ministra legal. E ka vetëm një person që e ka uzurpua pushtetin në Kosovë.”, ka thën Gjini.
“Por s’i erdhëm këtu. Ju kujtohet 9 shkurti dhe rezultati zgjedhor. Ju kujtohet maskarallëku disa muajsh me zvarritje të krijimit të institucioneve. Ju kujtohen shkeljet e vazhdueshme kushtetuese. Sot pa asnjë arsye logjike, shtetformuese, e patriotike hymë në krizë. S’ka emër tjetër kjo situatë, përveç grushtshtet të brendshëm, që realizohet prej njerëzve që në mënyrë më brutale po e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë për të uzurpuar institucionet e shtetit”, ka shtuar ai./Lajmi.net/