Voziti 178 km/h në zonën ku lejohej 60 km/h, gjobitet shoferi me 500 euro dhe gjashtë muaj ndalim të vozitjes në Kosovë
Policia e Kosovës, ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në trafik me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sot më 6 gusht, ata kanë identifikuar një kundërvajtje të rëndë në trafik. “Rreth orës 09:42, në rrugën transitore, segmenti Davidovc–Belincë, në Komunën e Shtimes, zyrtarët policorë kanë ndaluar një shofer i cili me veturën…
Lajme
Policia e Kosovës, ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në trafik me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Sot më 6 gusht, ata kanë identifikuar një kundërvajtje të rëndë në trafik.
“Rreth orës 09:42, në rrugën transitore, segmenti Davidovc–Belincë, në Komunën e Shtimes, zyrtarët policorë kanë ndaluar një shofer i cili me veturën e tij ishte duke qarkulluar me shpejtësi tej kufizimit të lejuar. Shoferi A.M. (49 vjeç), duke drejtuar veturën e markës BMW M5, me ngjyrë të kaltër dhe me targa të huaja, është regjistruar duke zhvilluar shpejtësi 178 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h”, ka njoftuar Policia.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në trafik, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrave kontaktues:
📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet e pranuara nga qytetarët trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: