Një 34-vjeçar gjendet pa shenja jete në tarracën e shtëpisë në Pejë, Policia nis hetimet

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Dalamani”, ndërsa për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Dalamani’ në…

Lajme

06/08/2026 13:51

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Dalamani”, ndërsa për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Rugova.

Ai ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë Rugova.

Rrethanat e vdekjes së 34-vjeçarit pritet të zbardhen pas veprimeve hetimore dhe rezultateve të obduksionit. /Lajmi.net/