Barcelona futet në garë me Real Madrdin për transferimin e Rodrit
Mesfushori spanjoll Rodri mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, ndërsa për shërbimet e tij tashmë janë vënë në garë dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madridi. Sipas raportimeve të TalkSPORT, Barcelona ka nisur bisedimet për të transferuar fituesin e “Topit të Artë”, duke tentuar t’ia rrëmbejë rivalit të saj, Real…
Sport
Mesfushori spanjoll Rodri mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, ndërsa për shërbimet e tij tashmë janë vënë në garë dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madridi.
Sipas raportimeve të TalkSPORT, Barcelona ka nisur bisedimet për të transferuar fituesin e “Topit të Artë”, duke tentuar t’ia rrëmbejë rivalit të saj, Real Madridit.
Ndërkohë, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar i takon vetë futbollistit.
“Vendimi do të jetë plotësisht në dorën e Rodrit, pasi Real Madridi dhe Barcelona janë të gatshëm t’i paguajnë Manchester Cityt një shumë të ngjashme për transferimin e tij”, ka shkruar Romano.
Sipas tij, Rodri ka qenë në negociata me Real Madridin prej javësh dhe klubi madrilen mbetet prioriteti i tij, por Barcelona është pozicionuar në garë pasi marrëveshja me “Los Blancos” ende nuk është finalizuar.
30-vjeçari pritet të marrë vendimin e tij para nisjes së sezonit të ri.