Kurti: Vitin e kaluar posti i Kryeparlamentares ishte shume i rëndësishëm e pikërisht Haxhiu bllokohej me nga 57 vota
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e kuvendit. Në këtë konferencë ndër të tjerash deklaroi se duhet diskutim për çështjen e formimit të institucioneve ku në thelb u bëri sërish ftesë për takim Bedri Hamzës dhe Ardian Gjinit. Pas kësaj Kurti deklaroi se…
Lajme
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e kuvendit.
Në këtë konferencë ndër të tjerash deklaroi se duhet diskutim për çështjen e formimit të institucioneve ku në thelb u bëri sërish ftesë për takim Bedri Hamzës dhe Ardian Gjinit.
Pas kësaj Kurti deklaroi se beson që secila pozitë është e rëndësishme ndonëse s’janë të njëjta nga përgjegjësia, janë të rëndësishme dhe të vlefshme.
“Ju e dini se më 2025 muaj të tërë jemi vonuar për zgjedhjen pikërisht të kryeparlamentares, për muaj të tërë s’ka pasur dakordim për kryetarin e kuvendit dhe mbani mend se si Albulena Haxhiu u.d e presidentes 57 vota merrte që ishte e pamjaftueshme.Pra vitin e kaluar kryeparlamentari ka qenë shumë i rëndësishëm dhe nuk mendoj se pozitat institucionale varen më shumë nga viti apo nga muaji i vitit nga ajo që shkruan në Kushtetutë. Për mua të gjitha pozitat janë të rëndësishme. Dhe unë dua t’i diskutoj të gjitha me ta. Vetëvendosje në pranverë sivjet e ka bërë një konsension të madh e ka tërhequr Glauk Konjufcë dhe Mulhaxha-Kollçaku nga kandidatura për president Jemi subjekti më i madh politik dhe ne s’kemi pasur kandidatin tonë sepse e tërhoqëm dhe i tham opozitës propozoni tre emra e ua bëm nënshkrimet për aplikim e për zgjedhje nuk ndodhi”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
“Pastaj sollëm emrin e një lidereje të shoqërisë civile Feride Rushiti e refuzuan edhe atë. Ne kemi thënë se nuk konsiderojmë që presidente/presidentja i takon VV-së sepse nuk i takon një partie e nëse do i takonte një partie duhet parë numrat se është gjashtë deputetë më shumë pra e kemi tërhequr Glaukun, për marrëveshje s’mund të ecim përpara pa mirëkuptim e pa kompromis.Duhet të jemi të pa-kompromis në sovranitet shtetërorë e në Republikën e Kosovës, në progresin e kombit tonë, por me njëri-tjetrin duhet bërë kompromise që të respektojmë interesin publik”,tha ai.
“Prandaj po e theksoj se ne kemi bërë koncesionin e madh e LDK-ja ka kërkuar prej neve që t’i diskutojmë të gjitha e t’i diskutojmë zgjedhjet e reja duhet t’i diskutojmë ato për president e presidente e shprehje të vullnetit të popullit, e për një figurë konsensuale me karakter të mirënjohur, me vlerë e me kontribute për shoqërinë, profesionin përkatës dhe për Kosovën tonë të dashur.”./Lajmi.net/