Çfarë thotë Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit?
Në një vendim të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese tha se Kushtetuta e vendit i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet më 8 korrik, kjo nënkupton se 30 ditë mbushen të premten, 7 gusht. Ja çfarë kishte…
Lajme
Në një vendim të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese tha se Kushtetuta e vendit i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet më 8 korrik, kjo nënkupton se 30 ditë mbushen të premten, 7 gusht.
Ja çfarë kishte thënë Kushtetuesja për këtë në qershor 2025:
Pika 124
Duke iu rikthyer përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66 të Kushtetutës përmes të cilave specifikohet se: “Kuvendi i Kosovës zgjidhet më mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.”
Në versionin në gjuhën angleze të Kushtetutës, dispozita e nenit 66 është formuluar si vijon: Gjykata sqaron se ky formulim në gjuhën angleze – “shall be held” – paraqet një normë me karakter detyrues, dhe jo fakultativ, sipas përdorimit të standardizuar të gjuhës normative dhe kushtetuese edhe në të drejtën anglo – saksone, sipas Black’s Law Dictionary, “shall” is “mandatory”, not “permissive”).
Pika 131.
Më tej, Gjykata duke iu rikthyer përcaktimeve në paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës thekson se vetë struktura e kësaj dispozite kushtetuese nënkupton se mbajtja e seancës konstituive brenda afatit tridhjetë (30) ditor, nuk është mundësi formale apo orientuese, por detyrim kushtetues që lidhet ngushtë me fillimin e mandatit të legjislaturës së re.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, mos realizimi i kësaj “nuk prodhon automatikisht pasoja juridike”.
Kjo do të thotë se jo domosdoshmërisht duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.