Zemaj: Besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, Kurti po bën edhe fushatë sikur është një dhe i vetmi
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike të Kosovës është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstitutive. Zemaj deklaroi se secilit i rikujtohet ngërçi i kaluar, derisa theksoi se duhen 30 ditë brenda afatit kushtetues. “Na fut në krizë kushtetuese, e çdo shtyrje nga 30 ditëshi, pra 30 ditë kalendarik.E gjitha koha kushtetuese është në ditën e sotme…
Lajme
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike të Kosovës është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstitutive.
Zemaj deklaroi se secilit i rikujtohet ngërçi i kaluar, derisa theksoi se duhen 30 ditë brenda afatit kushtetues.
“Na fut në krizë kushtetuese, e çdo shtyrje nga 30 ditëshi, pra 30 ditë kalendarik.E gjitha koha kushtetuese është në ditën e sotme sipas interpretimit dhe gjykimit tim, nëse hyjmë në një fazë tjetër të vendimit kushtetues e s’ka as sanksion qe besa pra për shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e vetëm vendime morale. Shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, ka ose nuk ka -por votat për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit i takojnë shumicës parlamentare”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
I pyetur nëse LDK ishte pjesë e skenarit të Albin Kurti ku kërkoi kohë shtesë, ai tha se nuk janë njoftuar për këtë.
“Jo, ne nuk kemi qenë as të njoftuam as të informum krejt çka ka rrjedhë e patë edhe vetë nga seanca kuvendore ku ishte e pritshme vetëm deklarimi i emrit sepse s’ka edhe debat. Por ky është Albin Kurti din edhe të hap debat e të bëj edhe fushatë e mendon se është një dhe i vetmi i dalë nga zgjedhjet e fundit.”/Lajmi.net/