Deputetët e Listës Serbe nuk i durojnë simbolet e vendit, kthejnë përmbys deklaratat e betimit me flamurin e Kosovës
Edhe pse me vonesë ka nisur veçse seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë pritet të betohen deputetët, më pas të zgjidhen nënkryetarët dhe Kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës. Tanimë ka nisur formimi i komisionit ndërsa është dhënë gjysmë ore pauzë. Përgjatë kësaj kohe, deputetët e zgjedhur nga…
Lajme
Edhe pse me vonesë ka nisur veçse seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë pritet të betohen deputetët, më pas të zgjidhen nënkryetarët dhe Kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës.
Tanimë ka nisur formimi i komisionit ndërsa është dhënë gjysmë ore pauzë.
Përgjatë kësaj kohe, deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 7 qershorit nga Lista Serbe vendosën që t’i kthejnë përmbysë deklaratat e betimit.
Kësisoj ata sikurse shumëherë të tjera vendosën që të mos shohin me sy këto deklarata me simbolet e Kosovës, ku padyshim më së tepërmi u pengon flamuri i vendit tonë./Lajmi.net/
