Vjosa Osmani ulet si deputete e Kuvendit të Kosovës
Edhe pse me gjysmë ore vonesë ende nuk ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për konstituim. Kjo seancë parashihej të nis në ora 10:00, por kjo gjë nuk ndodhi. Tanimë në seancë kanë arritur thuajse të gjithë deputetët që pritet që sot të betohen. Derisa Vetëvendosje nuk ka njoftuar se kush do të propozohet…
Lajme
Edhe pse me gjysmë ore vonesë ende nuk ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për konstituim.
Kjo seancë parashihej të nis në ora 10:00, por kjo gjë nuk ndodhi.
Tanimë në seancë kanë arritur thuajse të gjithë deputetët që pritet që sot të betohen.
Derisa Vetëvendosje nuk ka njoftuar se kush do të propozohet për Kryetar të Kuvendit, pritet që sot të zgjidhet çështja e Kuvendit.
E në këtë legjislaturë ka shumë emra të cilët janë ndryshe nga legjislaturës e kaluar.
Në rendin e parë të ulëseve të LDK-së këtë herë ka zënë vendin ish-presidentja, Vjosa Osmani.
Osmani e cila e shihte postin e ministres si diçka jo adekuate për të dhe tentoi që nga zgjedhjet e qershorit të arrinte të bëhej presidente duke marrë shumicë votash për LDK-në, tanimë është ulur si deputete e legjislaturës së 11-të./Lajmi.net/