Deputetët nisin të hyjnë në sallë, seanca konstituive ende nuk ka nisur

Deputetët kanë nisur të zënë vendet e tyre në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, megjithatë, edhe pse ka kaluar ora 10:00, seanca konstituive e legjislaturës së re ende nuk ka filluar. Në sallë tashmë janë parë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si…

Lajme

06/08/2026 10:14

Deputetët kanë nisur të zënë vendet e tyre në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, megjithatë, edhe pse ka kaluar ora 10:00, seanca konstituive e legjislaturës së re ende nuk ka filluar.

Në sallë tashmë janë parë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike.

Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00, por deri tani ende nuk ka filluar, ndërsa pritet që në vazhdim të nisë me procedurat e konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Lajmi.net, po e përcjell nga afër zhvillimin e seancës dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim.