Vdes personi që po trajtohej në QKUK, prokurori urdhëron obduksionin

Një person ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e një rasti të raportuar më herët në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa më 5 gusht 2026 është konfirmuar vdekja e saj nga mjeku. “Lidhur me rastin…

Lajme

06/08/2026 10:06

Një person ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e një rasti të raportuar më herët në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa më 5 gusht 2026 është konfirmuar vdekja e saj nga mjeku.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së, më 05.08.2026 ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/