Protestë para Kuvendit, kërkohet shfuqizimi i Ligjit për Shtetësinë dhe ndryshime kushtetuese

Lëvizja Revolta është duke mbajtur sot një protestë para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar, sipas organizatorëve, mbrojtjen e sovranitetit, integritetit shtetëror dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës. Gjatë protestës janë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimi i numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë në bazë të Ligjit për Shtetësinë, shfuqizimi i…

Lajme

06/08/2026 10:02

Lëvizja Revolta është duke mbajtur sot një protestë para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar, sipas organizatorëve, mbrojtjen e sovranitetit, integritetit shtetëror dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë protestës janë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimi i numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë në bazë të Ligjit për Shtetësinë, shfuqizimi i Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, si dhe shfuqizimi i nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Organizatorët kanë theksuar se protesta nuk ka karakter partiak, por është organizuar me synimin për, siç kanë deklaruar ata, mbrojtjen e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Kosovës.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të mbështesin kërkesat e paraqitura para institucioneve. /Lajmi.net/