Gërvalla i ik pyetjes nëse dha dorëheqje nga pozita e ministres para se të betohet si deputete, shprehet optimiste për legjislaturën e re
Ministrja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla njëherit edhe deputete e zgjedhur nga VV ka folur para se të filloj seanca e sotme konstituive. Ajo këtë ditë e ka parë si të mirë për demokracinë e vendit tonë. “Sot do të shkojmë të konstituojmë Kuvendin dhe do të përpiqemi të dalim nga një situatë që…
Lajme
Ministrja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla njëherit edhe deputete e zgjedhur nga VV ka folur para se të filloj seanca e sotme konstituive.
Ajo këtë ditë e ka parë si të mirë për demokracinë e vendit tonë.
“Sot do të shkojmë të konstituojmë Kuvendin dhe do të përpiqemi të dalim nga një situatë që nuk i pëlqen askujt aq më pak votuesve, qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla.
Ajo është shprehur optimiste në lidhje me këtë legjislaturë.
“Jam plotë optimizëm që kjo legjislaturë do të jetë legjislaturë e zhvillimit ekonomik, reformës së thellë në drejtësi dhe zhvillimeve të mira për vendin tonë, qytetarët dhe të gjithë ne”, ka shtuar Gërvalla. /Lajmi.net/