Hajnat godasin një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, vjedhin veturë, gjeneratorë dhe pajisje pune

Një shtëpi e pabanuar në Leposaviq është bërë cak i hajdutëve, të cilët kanë thyer derën hyrëse dhe kanë vjedhur disa pajisje me vlerë, përfshirë edhe një veturë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 5 gusht 2026 nga pronari i shtëpisë, shkruan lajmi.net. “Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në…

Lajme

06/08/2026 09:53

Një shtëpi e pabanuar në Leposaviq është bërë cak i hajdutëve, të cilët kanë thyer derën hyrëse dhe kanë vjedhur disa pajisje me vlerë, përfshirë edhe një veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 5 gusht 2026 nga pronari i shtëpisë, shkruan lajmi.net.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në shtëpinë e tij të pabanuar është thyer dera dhe prej aty janë vjedhur tre gjeneratorë, pajisje të ndryshme pune dhe një veturë pa dokumentacion”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin, prokurori është njoftuar dhe është iniciuar procedura për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/