Lumir Abdixhiku shfaqet optimist për marrëveshje: Diskutimet me Vetëvendosjen po shkojnë mire, ka shumë afrime në shumë çështje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me takimin që pati dje me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. “Unë i sinqertë jam gjithmonë me ju. Më pas e caktuam takimin dhe po përpiqemi vazhdimisht t’i shmangim zgjedhjet e reja, po përpiqemi që brenda këtyre diskutimeve t’i përfaqësojmë bindjet tona që duhet kuptuar që…

Lajme

06/08/2026 09:52

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me takimin që pati dje me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Unë i sinqertë jam gjithmonë me ju. Më pas e caktuam takimin dhe po përpiqemi vazhdimisht t’i shmangim zgjedhjet e reja, po përpiqemi që brenda këtyre diskutimeve t’i përfaqësojmë bindjet tona që duhet kuptuar që s’janë të njëjta e duhet kohë e përpjekje. Mbi të gjitha po përpiqemi që të gjithë ata që i përfaqësojmë ne, deputetët e kuvendit t’i mbajmë rreth një zgjidhje të përbashkët”.

“këto tri procese s’janë të lehta e përderisa përpiqemi dhe takohemi mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhje të reja. Të gjithë ata që na kritikojnë e se kuptojnë qëllimin pse takohemi na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja. E kjo është dëmi më i madh. Prandaj po përpiqemi dhe do jemi në takime të vazhdueshme, e kur s’mundemi më do themi s’kemi marrëveshje sepse bindjet nuk po përshtaten.Dhe sa më shumë që takohemi më mirë. Dhe po takimet janë të mira në aspektin e diskutimeve, po shkojnë mirë dhe ka shumë afrime në shumë çështje”, deklaroi Abdixhiku, transmeton lajmi.net.

“Kemi distancë në çështjen kryesore që është balanci politik,e  Kuvendi duhet konstituuar s’ka arsye të mos konstituohet. Populli ka votuar dhe sot duhet zgjedhur kryesia e të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas i kemi edhe 25 ditë mesa nuk gaboj që duhet të zgjidhet edhe Qeveria e Kosovës, në qoftë se merremi vesh më herët për të gjitha institucionet duhet të jemi transparent se kaq kemi munduar dhe fatkeqësisht s’mund të bëjmë më tepër. Por, përderisa po takohemi besoj se është lajmi i mirë. Besoj se të gjitha qëndrimet është mirë t’i mbajmë në takime, kërkojmë balanc dhe ju lutem mos e bëni shumë për pozicione se pastaj po bëhet temë, s’po flasim për emra por për balanc demokratik që palët të ndjehen të përfaqësuar. Pra duhet balanc demokratike që është çelësi.”./Lajmi.net/