Kanosi tre persona me armë pas një mosmarrëveshjeje në Brezovicë, arrestohet i dyshuari

Tre persona janë kanosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur në Brezovicë, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30. “Tre viktimat meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshjeje janë kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull…

Lajme

06/08/2026 09:50

Tre persona janë kanosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur në Brezovicë, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30.

“Tre viktimat meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshjeje janë kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 18 fishekë.

“I dyshuari është arrestuar dhe te i cili është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 18 copë fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/