Hamza: Nuk ka arsye të mos konstituohet Kuvendi, nuk kemi diskutuar fare për pozita me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për media para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se të gjitha kushtet janë që Kuvendi të konstituohet dhe më pas partia me numrin më të madh të ulëseve të kryej detyrat e veta, shkruan lajmi.net. “Atëherë nëse flasim…

Lajme

06/08/2026 09:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për media para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se të gjitha kushtet janë që Kuvendi të konstituohet dhe më pas partia me numrin më të madh të ulëseve të kryej detyrat e veta, shkruan lajmi.net.

“Atëherë nëse flasim për seancën sot, sot është seanca e konstituimit të kuvendit, ku pritet të zgjedhet kryetari apo kryetarja e kuvendit, nënkryetarët, të jepet betimi dhe kjo është rëndësia e ditës, për seancën e sotme, unë nuk shoh arsye që seanca mos të ketë mbarëvajtje, mos të konstituohet, të gjitha kushtet janë që seanca të konstituohet dhe ne të procedojmë tutje dhe normalisht partia me numrin më të madh të ulëseve, të kryejnë detyrat e veta, përgjegjësitë e veta, të japë vendet në institucione”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së është konsistent dhe në takim me Kurtin nuk kanë biseduar se kush cilën pozitë ta merr.

“Jo, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është konsistent, do të thotë ne kemi shku në takim, nuk kemi pas, nuk kemi garu ne kush me u bo, kush në cilën pozitë me u bo. Kemi garu edhe kemi kërku votat e qytetarëve të Kosovës me një program çka për ekonominë, çka për drejtësinë, çka për energjinë, çka për infrastrukturën, çka për anëtarësimet, këto kanë qenë temat”,

I pyetur nëse ka pasur bisedime për pozita institucionale, Hamza u përgjigj shkurt: “Nuk kemi diskutuar fare.”/Lajmi.net/