Refuzimi në kufi eskalon në dhunë, sulmohet një zyrtar policor në Han të Elezit

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të Kosovës në Pikëkalimin Kufitar në Han të Elezit, pasi atij dhe një personi tjetër iu ishte refuzuar hyrja në Maqedoninë e Veriut nga autoritetet maqedonase. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 5 gusht, rreth orës 19:15, shkruan…

Lajme

06/08/2026 09:45

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të Kosovës në Pikëkalimin Kufitar në Han të Elezit, pasi atij dhe një personi tjetër iu ishte refuzuar hyrja në Maqedoninë e Veriut nga autoritetet maqedonase.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 5 gusht, rreth orës 19:15, shkruan lajmi.net.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas refuzimit të hyrjes në RMV-së nga pala maqedonase, njëri nga ta ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të RKS-së”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se si zyrtari policor, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor pas incidentit.

“Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Lajmi.net/