Dy persona lëndohen rëndë në Gjilan, policia dhe prokurori nisin hetimet
Një grua dhe një burrë u dërguan për trajtim në Spitalin e Gjilanit dhe në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes dolën policia, zjarrfikësit dhe prokurori. Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një rasti të cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Gjilan. Sipas…
Lajme
Një grua dhe një burrë u dërguan për trajtim në Spitalin e Gjilanit dhe në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes dolën policia, zjarrfikësit dhe prokurori.
Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një rasti të cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 21:45.
“Është raportuar se ka ndodhur rasti i lartcekur ku si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktima, një femër dhe një mashkull, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe në QKUK”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve, si dhe prokurori i shtetit, i cili është njoftuar për rastin.
“Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/