Një polic lëndohet gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 08:50, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. “Është arrestuar i dyshuari kosovar…

Lajme

06/08/2026 09:35

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 08:50, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i kishte penguar zyrtarët në një institucion gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia bëri të ditur se pas përfundimit të procedurave fillestare dhe inicimit të rastit, prokurori kompetent ka vendosur që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/