Gjesti falënderon fansat: Kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju
Këngëtari i njohur, Gjesti, ka ndarë një mesazh falënderues për fansat e tij, përmes një postimi në Instagram. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ka marrë nga publiku, duke theksuar se ka përgatitur një përmbledhje të disa prej momenteve të tij për t’i ndarë me fansat. “Së pari, falënderimi i takon Zotit,…
ShowBiz
Këngëtari i njohur, Gjesti, ka ndarë një mesazh falënderues për fansat e tij, përmes një postimi në Instagram.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ka marrë nga publiku, duke theksuar se ka përgatitur një përmbledhje të disa prej momenteve të tij për t’i ndarë me fansat.
“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e masanej secilit prej jush për përkrahjen, dashninë edhe respektin që ma keni dhanë. Jam mundu me i mbledhë sa ma shumë disa prej momenteve t’mia, veç për ju. Shpresoj me i shiju”, ka shkruar ai.
Gjesti falënderoi ndjekësit edhe për çdo klikim, koment, mesazh dhe besimin që, sipas tij, vazhdojnë t’ia japin çdo ditë.
Në fund të mesazhit, artisti la të kuptohet se po përgatit një projekt të ri, duke shkruar: “Me ndihmën e Zotit, nuk ndalem me kaq, kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju”.
https://www.instagram.com/p/DbpxrD5ioET/?utm_source=ig_embed&ig_rid=AjXvoj7fSy2COk6lnJrX6Si