​Sot mot me diell dhe vapë të madhe

Gjatë ditës së enjte në vend do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Instituti Hidrometeorologjiki Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33 deri në 38 gradë Celsius. Sipas parashikimit, do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja…

Lajme

06/08/2026 08:21

Gjatë ditës së enjte në vend do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Instituti Hidrometeorologjiki Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33 deri në 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit, do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme, si pasojë e ndikimit të masave të ngrohta ajrore që vijnë nga Afrika Veriore.