Arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për tri vjedhje të rënda në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në tri raste të vjedhjeve të rënda në Kaçanik. Sipas njoftimit të policisë, më 5 gusht 2026 në Stacionin Policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, një “Vjedhje e rëndë” dhe një “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi”, raporton…

Lajme

05/08/2026 21:26

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në tri raste të vjedhjeve të rënda në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, më 5 gusht 2026 në Stacionin Policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, një “Vjedhje e rëndë” dhe një “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi”, raporton lajmi.net

Pas pranimit të informatave, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit, pas analizimit të provave materiale dhe veprimeve operative në terren, kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet I.R., 21 vjeç.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara më 5 gusht, si dhe në një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më 8 korrik 2026.

Policia bëri të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, ndërsa pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, 21-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/