Policia paralajmëron sërish për SMS mashtruese në emër të saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se janë evidentuar raste të mesazheve mashtruese, të dërguara në emër të Policisë së Kosovës, përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të paguajnë kinse gjoba trafiku duke klikuar në lidhje të dyshimta. Policia thekson se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe u bën thirrje qytetarëve që të…

Lajme

05/08/2026 21:17

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se janë evidentuar raste të mesazheve mashtruese, të dërguara në emër të Policisë së Kosovës, përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të paguajnë kinse gjoba trafiku duke klikuar në lidhje të dyshimta.

Policia thekson se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin linket, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes tyre.

Qytetarët që pranojnë mesazhe të tilla duhet t’i fshijnë, ta raportojnë rastin në polici dhe ta kontaktojnë bankën nëse kanë ndarë të dhëna të ndjeshme.

Rastet mund të raportohen përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrin 192./Lajmi.net/