Abdixhiku mbledh Grupin Parlamentar të LDK-së një ditë para seancës konstituive: Paçi fat në shërbim të Republikës
Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, janë mbledhur 18 deputetët e LDK-së, që do të jenë pjesë e legjislaturës së re. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka ndarë fotografi nga takimi që ka mbajtur sot me grupin parlamentar të LDK-së. Aty janë të gjithë deputetët, përfshirë edhe Vjosa Osmanin. Abdixhiku u ka…
Lajme
Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, janë mbledhur 18 deputetët e LDK-së, që do të jenë pjesë e legjislaturës së re.
Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka ndarë fotografi nga takimi që ka mbajtur sot me grupin parlamentar të LDK-së.
Aty janë të gjithë deputetët, përfshirë edhe Vjosa Osmanin.
Abdixhiku u ka ofruar fat në ushtrimin e funksionit të deputetit.
“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje.”, ka shkruar Abdixhiku.