Ukraina mbledh Këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, diskutohen planet e rezistencës

Në kohën kur janë intensifikuar sulmet ndaj Rusisë dhe anasjelltas, Ukraina ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombtare. Në këtë takim janë diskutuar hapat në zbatimin e planeve të resitencës të përcaktuara për rajonet dhe komunitetet. Në të ka marrë pjesë presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky, i cili ka kritikuar se në…

Lajme

05/08/2026 18:37

Në kohën kur janë intensifikuar sulmet ndaj Rusisë dhe anasjelltas, Ukraina ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombtare.

Në këtë takim janë diskutuar hapat në zbatimin e planeve të resitencës të përcaktuara për rajonet dhe komunitetet.

Në të ka marrë pjesë presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky, i cili ka kritikuar se në disa qytete dhe rajone ka vonesa në zbatimin e këtij plani.

“Është çështje përgjegjësie personale të kapim ritmin dhe të zbatojmë planet e rezistencës.”, ka thënë Zelensky.
Ai ka thënë se tani janë tri përparësi për të kaluar dimrin.

“Forcimi i mbrojtjes së infrastrukturës kritike, sigurimi i numrit dhe cilësisë së nevojshme të strehimoreve dhe strehimoreve kundër bombave, dhe rritja e aftësive antibalistike.”, ka thënë presidenti ukrainas.