Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Hajvali
Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pas një pune intensive hetimore të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit. Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 16 korrik 2026 në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë e një incidenti një…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pas një pune intensive hetimore të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 16 korrik 2026 në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë e një incidenti një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia bëri të ditur se, falë veprimeve intensive hetimore dhe operative, është arritur identifikimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, me inicialet R.G., 18 vjeç.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia ka njoftuar se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/