Rruga “Ilir Konushevci” mbyllet deri më 10 gusht për shkak të asfaltimit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve të planifikuara për riasfaltimin e saj. Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë nga 5 deri më 10 gusht 2026. Segmenti që do të mbyllet përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës, në rrugën…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve të planifikuara për riasfaltimin e saj.
Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë nga 5 deri më 10 gusht 2026.
Segmenti që do të mbyllet përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës, në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Njoftimi i plotë:
Mbyllje e përkohshme e rrugës “Ilir Konushevci” për shkak të punimeve.
Njoftojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik se, nga data 05.08.2026 deri më 10.08.2026, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Segmenti i mbyllur: Nga parkingu prapa objektit të Komunës (në rrugën “UÇK”) deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.
Mbyllja bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor.
Lusim qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!/Lajmi.net/