Pacolli: Dorëzuam tri lëndë në Prokurori për dyshime mbi shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Ministria që ajo udhëheq ka dorëzuar tri lëndë për hetim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike. Përmes një postimi, Pacolli tha se mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Ministria që ajo udhëheq ka dorëzuar tri lëndë për hetim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.
Përmes një postimi, Pacolli tha se mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
“Sot kemi dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike”, ka shkruar ajo.
Pacolli theksoi se askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik.
Sipas saj, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e pronës publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim mbi keqpërdorimin e saj./Lajmi.net/
Postimi i plotë: