​Apel nga policia: Kujdes, mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet – Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme

Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, duke mos u bërë ‘’cak i vjedhjeve nga automjetet’’. Policia ka thënë se, qytetarët të tregojnë kujdes gjatë parkimit të automjeteve në parkingje publike e private, duke thënë se, rastet e vjedhjeve nga automjetet ndodhin për shkak se në brendësi të tyre lihen sende…

Lajme

05/08/2026 15:44

Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, duke mos u bërë ‘’cak i vjedhjeve nga automjetet’’.

Policia ka thënë se, qytetarët të tregojnë kujdes gjatë parkimit të automjeteve në parkingje publike e private, duke thënë se, rastet e vjedhjeve nga automjetet ndodhin për shkak se në brendësi të tyre lihen sende me vlerë në vende të dukshme duke u krijuar mundësi personave keqbërës të dëmtojnë automjetin dhe të përvetësojnë këto sende.

Komunikata:

Apel për kujdes – Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet

Gjilan, 05 gusht 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e veprave penale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, u bën thirrje të gjithë drejtuesve dhe shfrytëzuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë parkimit të automjeteve si në parkingje publike ashtu edhe në ato private.

Rastet e vjedhjeve nga automjetet ndodhin për shkak se në brendësi të tyre lihen sende me vlerë në vende të dukshme duke u krijuar mundësi personave keqbërës të dëmtojnë automjetin dhe të përvetësojnë këto sende.

Me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla apelojmë që të mos lini çanta, portofolat, telefona celularë, llapëtorët, tabletët, dokumente personale apo sende të tjera me vlerë në vende të dukshme brenda automjetit dhe para largimit nga automjeti siguroheni se dyert janë të kyçura dhe dritaret të mbyllura plotësisht.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton qytetarët që në rast se vërejnë persona ose veprime të dyshimta pranë automjeteve apo në parkingje të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit pa pagesë 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.