E tejkaloi kolonën në rrugën Prizren-Reqan, qytetari dënohet me 200 euro gjobë dhe i sekuestrohet patent shoferi për tre muaj
Një qytetar ka raportuar përmes aplikacionit mobil të Policisë së Kosovës një rast të tejkalimit të kolonës në rrugën Prizren–Reqan, ndërsa pas verifikimeve, shoferi është identifikuar dhe ndëshkuar nga Policia. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, raportimi është pranuar më 2 gusht 2026. Pas hetimeve, më 5 gusht është identifikuar kundërvajtësi, ndaj…
Lajme
Një qytetar ka raportuar përmes aplikacionit mobil të Policisë së Kosovës një rast të tejkalimit të kolonës në rrugën Prizren–Reqan, ndërsa pas verifikimeve, shoferi është identifikuar dhe ndëshkuar nga Policia.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, raportimi është pranuar më 2 gusht 2026. Pas hetimeve, më 5 gusht është identifikuar kundërvajtësi, ndaj të cilit Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka shqiptuar masat e parapara me ligj.
Shoferi është gjobitur me 200 euro, i janë shqiptuar dy pikë negative dhe i është ndaluar e drejta e drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia thekson se qytetarët në mbarë Kosovën po vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në komunikacion duke raportuar shkeljet e rregullave të trafikut dhe rastet e dyshuara përmes kanaleve zyrtare.
Në fund, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe shpejtësinë e lartë, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.