Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba trafiku
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se edhe në rajonin e Ferizajt janë evidentuar raste të mesazheve mashtruese (SMS), të cilat dërgohen në emër të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, këto mesazhe pretendojnë në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe i ftojnë ata të klikojnë në lidhje (linke) për të…
Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se edhe në rajonin e Ferizajt janë evidentuar raste të mesazheve mashtruese (SMS), të cilat dërgohen në emër të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, këto mesazhe pretendojnë në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe i ftojnë ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesa. Autoritetet theksojnë se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe janë pjesë e tentativave për mashtrim, transmeton lajmi.net.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes linkeve të dërguara me SMS.
Në rast se qytetarët pranojnë një mesazh të tillë, rekomandohet që ta fshijnë menjëherë, ta raportojnë rastin në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës dhe të kontaktojnë bankën e tyre nëse kanë ndarë të dhëna personale ose bankare.
Rastet e dyshuara mund të raportohen edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në parandalimin e tyre.
Njoftimi i plotë: