Abdixhiku mbledh deputetët e LDK-së, Reshitaj: Të shohim si do të shkojë mbledhja

Pak para fillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Albena Reshitaj, ka deklaruar se pas përfundimit të takimit pritet të bëhet i ditur qëndrimi i LDK-së lidhur me zhvillimet politike dhe seancën konstituive të Kuvendit. Grupi Parlamentar i LDK-së dot të mblidhet sot në ora…

Lajme

05/08/2026 14:17

Pak para fillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Albena Reshitaj, ka deklaruar se pas përfundimit të takimit pritet të bëhet i ditur qëndrimi i LDK-së lidhur me zhvillimet politike dhe seancën konstituive të Kuvendit.

Grupi Parlamentar i LDK-së dot të mblidhet sot në ora 14:00, në një takim të thirrur nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Para hyrjes në mbledhje, Reshitaj tha se kjo është hera e parë që merr pjesë në një mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Tani është hera e parë që unë marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së. Të shohim se si do të shkojë e gjithë mbledhja dhe besoj se pas saj do të jepet qëndrimi. Normalisht nesër është seanca e parë e Kuvendit për konstituimin e Kuvendit dhe është shumë normale me pas një mbledhje, një takim pune para seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Reshitaj.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen hapat e LDK-së dhe qëndrimi që deputetët e saj do të mbajnë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila zhvillohet nesër. /Lajmi.net/