Pritje të shkurtra në kufijtë e Kosovës, deri në 45 minuta vetëm në Muçibabë
Mërgimtarët dhe qytetarët që po hyjnë në Kosovë këtë të mërkurë nuk po përballen me pritje të gjata në shumicën e pikëkalimeve kufitare. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë regjistruar në Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në 45 minuta. Ndërkaq,…
Lajme
Mërgimtarët dhe qytetarët që po hyjnë në Kosovë këtë të mërkurë nuk po përballen me pritje të gjata në shumicën e pikëkalimeve kufitare.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë regjistruar në Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në 45 minuta.
Ndërkaq, në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në 20 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe nuk kalojnë pesë minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa kolona të gjata. /Lajmi.net/
