Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, tre prej tyre vetëm në Prishtinë

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Pejë, shkruan lajmi.net. Rastet e raportuara në Polici: Prishtinë / 04.08.2026 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njëjti në ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psiqike duke ofenduar viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit i është ofruar…

Lajme

05/08/2026 10:06

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Pejë, shkruan lajmi.net.

Rastet e raportuara në Polici:

Prishtinë / 04.08.2026 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njëjti në ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psiqike duke ofenduar viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka tentuar ta lëndoj veten. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 04.08.2026 –07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 04.08.2026 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte demoluar gjësendet e shtëpisë dhe kishte shtyrë viktimën femër kosovare, e cila kishte pësuar lëndime. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë / 04.08.2026 – 08:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë, ndërsa bazuar në një raport të mjekut psikiatër e dyshuara është vendosur në repartin e psikiatrisë në kujdesin mjekësorë për shërim.

Pejë / 04.08.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat femër dhe mashkull kosovarë. Tek i dyshuari është sekuestruar një thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.