Për 24 orë, 16 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt – Shqiptohen 274 gjoba për kundërvajtje
Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se po vazhdojnë me aktivitetet në terren për siguri më të madhe në komunikacion. Në komunat Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik. “Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 16 aksidente trafiku, prej tyre: 5 me lëndime, ku…
Lajme
Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se po vazhdojnë me aktivitetet në terren për siguri më të madhe në komunikacion.
Në komunat Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
“Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 16 aksidente trafiku, prej tyre: 5 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona dhe 11 me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 274 gjoba për kundërvajtje. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: