Aksident fatal në aksin Korçë-Maliq, vdes një i ri – “Benz”-i përfundon në kanal
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Vlocisht, ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas mediave në Shqipëri, një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonte i vetëm viktima, ka dalë nga një rrugë rurale për t’u futur…
Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Vlocisht, ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas mediave në Shqipëri, një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonte i vetëm viktima, ka dalë nga një rrugë rurale për t’u futur në aksin kryesor. Në atë moment, automjeti është goditur nga pas nga një mjet tip “Audi”.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti “Benz” të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal anësor, thuajse i përgjysmuar. Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, një i ri nga Korça, ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një pasagjer i automjetit “Audi”, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


