Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është i gatshëm të takohet edhe me Ardian Gjinin e Bedri Hamzën. “… nuk arritëm të takohemi me z.Ardian Gjini, përkundër përpjekjeve…

Lajme

04/08/2026 21:45

Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim.

Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është i gatshëm të takohet edhe me Ardian Gjinin e Bedri Hamzën.

“… nuk arritëm të takohemi me z.Ardian Gjini, përkundër përpjekjeve tona, mendoj që është e paarsyshme të mos takohemi e të mos bisedojmë”.

Ai tha se me politikanët vendorë e ndërkombëtarë takohen shpesh, e tash të mos takohen “kryeministri unë, me kryetarin e një komune, kryetarin Gjini, “kjo është lajm në Kosovë”, tha Kurti.

“Për dallim nga kryetari i AAK-së që u vetëpërjashtua para se të fillojë procesi i bisedimeve, u vetëpërjashtua edhe kryetari i PDK-së në fillim të bisedimeve, zhvilluam vetëm një takim, besoj se duhet takuar prap..”, tha Kurti.

“Në një kohë të përshtatshme në cilëndo kohë që zgjedhin ata jam i gatshëm të takohem me kryetarin e AAK-së dhe PDK-së”, tha Kurti para mediave.

“Kemi aq shumë tema për t’i diskutuar nuk besoj që nuk ka diçka qe nuk pajtohemi, ka gjëra që pajtohemi”, shtoi Kurti.