Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dubravë të Istogut
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pasditen e së martës në fshatin Dubravë të Istogut. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi…
Lajme
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pasditen e së martës në fshatin Dubravë të Istogut.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.