Gabim skandaloz: Kuvendi i Kosovës publikon ftesë me stemën e Kosovës pa një yll

Kuvendi i Kosovës, ka publikuar në rrjetin social Facebook, një ftesë për mërgimtarët që ta vizitojnë këtë institucion. Por, në këtë ftesë është një problem serioz. Në stemën e Kosovës që është e vendosur në krye të kësaj ftese, nga gjashtë yje sa i ka harta e Kosovës janë vetëm pesë. Në lidhje me këtë,…

Lajme

04/08/2026 17:55

Kuvendi i Kosovës, ka publikuar në rrjetin social Facebook, një ftesë për mërgimtarët që ta vizitojnë këtë institucion.

Por, në këtë ftesë është një problem serioz.

Në stemën e Kosovës që është e vendosur në krye të kësaj ftese, nga gjashtë yje sa i ka harta e Kosovës janë vetëm pesë.

Në lidhje me këtë, ka shkruar zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili.

Këtë ai e ka quajtur “skandal” dhe ka thënë se është fytyra e vërtetë e këtij pushteti, shkruan lajmi.net.

“Në krye të institucioneve sot janë pikërisht ata që kurrë nuk e pranuan flamurin, stemën e as shtetësinë e Kosovës. Atëherë i përbuznin, ndërsa sot, pa asnjë fije turpi, i përdhosin përmes amatorizmit zyrtar. Megjithatë, kjo “mosdije” e tyre zhduket menjëherë kur vjen puna te benefitet. Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë”, ka shkruar Xhemaili.

Për këtë, ai ka thënë se është kulmi i hipokrizisë. Sipas tij pushteti po i vjel benefitet e një shteti që në palcë nuk e respekton dhe nuk dëshiron as t’ia mësosh simbolet zyrtare.

“Kjo është fytyra e kësaj qeverie!”, ka shtuar Xhemaili. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: