Pa kolona në kufijtë e Kosovës, pritjet deri në 10 minuta në disa pikëkalime
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje dhe dalje në pjesën më të madhe të pikëkalimeve variojnë nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa kolonat janë minimale. Përjashtim bën pikëkalimi kufitar në Jarinjë, ku qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Ndërkohë, në Han…
Lajme
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje dhe dalje në pjesën më të madhe të pikëkalimeve variojnë nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa kolonat janë minimale.
Përjashtim bën pikëkalimi kufitar në Jarinjë, ku qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Ndërkohë, në Han të Elezit është shënuar një pritje pak më e gjatë vetëm në hyrje, shkruan Sinjali ku qytetarët po presin rreth 10 minuta, ndërsa në dalje nuk raportohet për vonesa të theksuara.
Gjatë orëve në vijim mund të ketë edhe fluks më të madh, pasi që qytetarët në mesditë bëjnë lëvizje më shumë.
