Dëmtohet gypi i ujësjellësit në sheshin “Xhorxh Bush”, disa objekte në Prishtinë mbesin pa ujë
KRU “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar një gyp i ujësjellësit me diametër 225 milimetra në sheshin “Xhorxh Bush”, gjatë punimeve të kryera nga operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës. Si pasojë e dëmtimit, objektet në këtë zonë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në sanimin e defektit. Sipas njoftimit, dëmtimi është i…
Lajme
KRU “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar një gyp i ujësjellësit me diametër 225 milimetra në sheshin “Xhorxh Bush”, gjatë punimeve të kryera nga operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës.
Si pasojë e dëmtimit, objektet në këtë zonë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në sanimin e defektit.
Sipas njoftimit, dëmtimi është i natyrës më të ndërlikuar dhe riparimi mund të marrë më shumë kohë.
Ekipet e mirëmbajtjes së ujësjellësit janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në normalitet sa më shpejt.