727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri
727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit për përballimin dhe menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të Shqipërisë. Në mbështetje të strukturave vendore, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 128 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore, si dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore për ndërhyrje në zonat e…
Lajme
727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit për përballimin dhe menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Në mbështetje të strukturave vendore, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 128 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore, si dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore për ndërhyrje në zonat e prekura nga flakët.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për të gjithë efektivët e angazhuar në menaxhimin e situatës së zjarreve që prej fillimit të sezonit veror.
“Janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë, dhe jo t’i qëndrojnë larg tij”, është shprehur ministri, duke vlerësuar profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e forcave në terren.
Sipas tij, puna e efektivëve në mbrojtje të jetës së qytetarëve, komuniteteve dhe pasurisë natyrore përbën një shembull të lartë të detyrës dhe shërbimit ndaj Republikës.
“Shqipëria krenohet me ju. Sakrifica, vendosmëria dhe shërbimi juaj janë shembulli më i mirë i detyrës ndaj Republikës”, ka deklaruar ministri.