GAP: Transparenca buxhetore në komunat e Kosovës shënon rritje, por disa komuna mbesin me zero pikë

Transparenca buxhetore në komunat e Kosovës ka shënuar përmirësim gjatë vitit 2025, por dallimet mes komunave vazhdojnë të jenë të mëdha. Kështu thuhet në raportin e Institutit GAP, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2025”, i cili ka vlerësuar mënyrën se si 38 komunat e vendit publikojnë dhe menaxhojnë informacionet buxhetore. Sipas raportit, mesatarja e…

Lajme

04/08/2026 11:03

Transparenca buxhetore në komunat e Kosovës ka shënuar përmirësim gjatë vitit 2025, por dallimet mes komunave vazhdojnë të jenë të mëdha. Kështu thuhet në raportin e Institutit GAP, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2025”, i cili ka vlerësuar mënyrën se si 38 komunat e vendit publikojnë dhe menaxhojnë informacionet buxhetore.

Sipas raportit, mesatarja e transparencës buxhetore këtë vit ka arritur në 64.5 pikë, krahasuar me 61 pikë në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 3.5 pikësh, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, përderisa disa komuna kanë arritur rezultate maksimale, disa të tjera nuk kanë shënuar asnjë pikë në indeks.

Në total, 10 komuna kanë marrë 100 pikë, ndërsa 19 nga 38 komunat kanë arritur të paktën 89.5 pikë. Në anën tjetër, komunat Kllokot, Leposaviq, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok dhe Zveçan nuk kanë grumbulluar asnjë pikë në vlerësimin e transparencës buxhetore.

Gjatë vitit 2025, komunat kanë publikuar gjithsej 240 dokumente buxhetore, ku 133 prej tyre kanë qenë dokumente të raportimit financiar të buxhetit.

Në kuadër të përgatitjes së buxheteve për vitin 2026, komunat kanë organizuar edhe 119 dëgjime buxhetore me qytetarët. Nga 38 komunat, 28 kanë mbajtur së paku katër dëgjime, ndërsa pjesa tjetër ka zhvilluar nga një deri në tri takime.

Sa i përket mënyrës së publikimit të dokumenteve, raporti tregon se shumica e tyre janë publikuar në formate të përdorshme për qytetarët.

76 për qind e dokumenteve janë publikuar në formate të hapura, kryesisht Excel dhe Word, ndërsa 8 për qind në PDF dhe 16 për qind si dokumente të skanuara.

Dokumentet më të publikuara nga komunat kanë qenë Korniza Afatmesme Buxhetore dhe Rregullorja për Ndarjen e Subvencioneve, të cilat janë publikuar nga 30 komuna.

Ndërkohë, 29 komuna kanë publikuar raportet financiare për tremujorin e parë dhe të dytë, ndërsa 28 komuna kanë publikuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2025.

Rritjen më të madhe krahasuar me vitin paraprak e ka shënuar Obiliqi, me 60 pikë më shumë, i ndjekur nga Ferizaj me 52.5 pikë dhe Gjilani me 43.5 pikë.

Në anën tjetër, rënien më të madhe e kanë regjistruar Vitia, me 35 pikë më pak, Mitrovica e Veriut me 29 pikë dhe Lipjani me 15 pikë më pak.

Instituti GAP vlerëson se rezultatet tregojnë përparim në transparencën buxhetore në nivel vendi, por thekson se mbetet e nevojshme që komunat të standardizojnë formatet e publikimit dhe të forcojnë mekanizmat e qëndrueshëm të llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Transparenca buxhetore në komunat e Kosovës ka shënuar përmirësim gjatë vitit 2025, por dallimet mes komunave vazhdojnë të jenë të mëdha. Kështu thuhet në raportin e Institutit GAP, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2025”, i cili ka vlerësuar mënyrën se si 38 komunat e vendit publikojnë dhe menaxhojnë informacionet buxhetore.

Sipas raportit, mesatarja e transparencës buxhetore këtë vit ka arritur në 64.5 pikë, krahasuar me 61 pikë në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 3.5 pikësh.

Instituti GAP vlerëson se rezultatet tregojnë përparim në transparencën buxhetore në nivel vendi, por thekson se mbetet e nevojshme që komunat të standardizojnë formatet e publikimit dhe të forcojnë mekanizmat e qëndrueshëm të llogaridhënies ndaj qytetarëve. /Lajmi.net/