Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku për 24 orë, 41 aksidente me të lënduar
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit gjatë ditës së fundit janë shqiptuar 2 mijë e 510 gjoba trafiku në të gjithë vendin. Sipas raportit, në të njëjtën periudhë janë regjistruar 124 aksidente trafiku, prej tyre 83 me dëme materiale dhe 41 me persona të lënduar. Policia ka bërë të ditur gjithashtu…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit gjatë ditës së fundit janë shqiptuar 2 mijë e 510 gjoba trafiku në të gjithë vendin.
Sipas raportit, në të njëjtën periudhë janë regjistruar 124 aksidente trafiku, prej tyre 83 me dëme materiale dhe 41 me persona të lënduar.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, ndërsa 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet në këtë periudhë. /Lajmi.net/
