Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë, i njëjti ka pranuar veprën dhe më pas ka dorëzuar armën së bashku me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për…

Lajme

04/08/2026 10:37

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, i njëjti ka pranuar veprën dhe më pas ka dorëzuar armën së bashku me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.