KPK miraton themelimin e Komisionit për Rekrutim, pa asnjë surprizë- Arian Gashi kryesues, Elza Bajrami-Kastrati dhe Dardan Vuniqi anëtarë
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është votuar dhe miratuar propozimi për themelimin e Komisionit për Rekrutim. Me këtë rast, Kryesuesi Arian Gashi është propozuar si kryesues dhe anëtarë i këtij komisioni. Pas hedhjes në votim, Gashi mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si kryesues. Pas kësaj në mbledhje po ashtu është votuar…
Lajme
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është votuar dhe miratuar propozimi për themelimin e Komisionit për Rekrutim.
Me këtë rast, Kryesuesi Arian Gashi është propozuar si kryesues dhe anëtarë i këtij komisioni.
Pas hedhjes në votim, Gashi mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si kryesues.
Pas kësaj në mbledhje po ashtu është votuar dhe miratuar emri i anëtarëve të tjerë, transmeton lajmi.net.
Elza Bajrami-Kastrati anëtare e Komisionit, 6 vota për
Dardan Vuniqi anëtarë jo prokuror i komisionit, 6 vota për
Prokurori Bahri Hyseni anëtar i komisionit me 6 vota për
Prokurori Valdrin Krasniqi anëtar i komisionit 6 vota për dhe një abstenim./Lajmi.net/