Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, Policia sekuestron pistoletën
Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Shtime. Rasti është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas Policisë, gjatë ndërhyrjes është sekuestruar arma e dyshuar e përdorur në rast. “Gjatë rastit është sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet…
Lajme
Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Shtime.
Rasti është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë ndërhyrjes është sekuestruar arma e dyshuar e përdorur në rast.
“Gjatë rastit është sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. /Lajmi.net/