Policia sekuestron marihuanë në Shtime, shoqërohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar 3.42 gramë substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, gjatë një kontrolli të një automjeti në fshatin Gllavicë të Shtimes, ndërsa dy persona janë shoqëruar për procedura të mëtejshme. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 4 gusht 2026, rreth orës 00:55, kur hetuesit e njësisë së narkotikëve të Stacionit Policor…

Lajme

04/08/2026 09:58

Policia e Kosovës ka sekuestruar 3.42 gramë substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, gjatë një kontrolli të një automjeti në fshatin Gllavicë të Shtimes, ndërsa dy persona janë shoqëruar për procedura të mëtejshme.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 4 gusht 2026, rreth orës 00:55, kur hetuesit e njësisë së narkotikëve të Stacionit Policor në Shtime po zbatonin planin operativ “Vera 2026”.

“Në kuadër të zbatimit të planit operativ ‘Vera 2026’ dhe vëzhgimit të zonave të dyshuara, në fshatin Gllavicë është ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë identifikimit janë legjitimuar drejtuesi i automjetit, A.T., 19 vjeç, si dhe një pasagjer 20-vjeçar. Fillimisht, policia ka gjetur letra për mbështjelljen e cigareve, ndërsa kontrolli i mëtejshëm i automjetit ka rezultuar me zbulimin e substancës së dyshuar narkotike.

“Gjatë kontrollit të automjetit, në një pako letrash është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 3.42 gramë”, thuhet në njoftim.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me veprimet e mëtejshme procedurale ndaj personave të përfshirë.